Pulev kërcënon Joshuan

Boksi

Pulev kërcënon Joshuan

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 12:36
Pulev kërcënon Joshuan

Anthony Joshua do të ndeshet shumë shpejt me Kubrat Pulev dhe duket se edhe vendin është vendosur se ku.

Joshua ka vendosur të dueloj në Londër më saktësisht në stadiumin e Tottenham.

Në lidhje me këtë meç, ka folur boksieri Kubrat Pulev i cili ka paralajmëruar Joshuan se ai është i gatshëm të luftojë në Londër për titullin e Kampionit botëror të peshave të rënda.

Negociatat që e finalizojnë meçin e radhës së Joshuas kanë stagnuar më shumë shkaku i lokacionit.

Por tashmë thuhet se stadiumi i Tottenham Hotspur është në “pole position” për të qenë nikoqir i kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat