Jones mbrohet pas fitores me polemika: Mos fajësoni gjyqtarët, por trajnerin e Reyes

Boksi

Jones mbrohet pas fitores me polemika: Mos fajësoni gjyqtarët, por trajnerin e Reyes

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 22:12
Jon Jones

Fundjavën e kaluat në UFC 247, Jon Jones doli edhe njëherë fitimtar teksa ka mposhtur Dominick Reyes në sfidën e titullit të light-heavyweight. 

Megjithatë, fitorja ka ardhur me shumë polemika, teksa tifozët kanë pretenduar se Reyes ka fituar tri raunde, ndërsa Jones vetëm dy të fundit. 

Gjyqtarët ishin në shënjestër dhe vazhdojnë të jenë edhe disa ditë më vonë. Jones ka përdorur Twitter për të analizuar sfidën me Reyes. 

"Reyes bëri vetëm 12 goditje më tepër se unë. Ndërkohë, unë e shtriva në tokë tri herë, kisha më tepër goditje të rëndëssishme dhe kam kontrolluar kafazin nga raundi i parë e deri tek e fundit. 

Dom ndali së luftuari në dy raundet e fundit dhe është aq i pacipë të thotë se ja kanë fajin gjyqtarët. 

Mos u mërzit me gjyqtarët, mërzitu me trajnerin e Reyes. Ai u dërozua në dy raundet e fundit sepse nuk kishte më fuqi dhe tani del e thotë se ja vodhën fitoren."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat