Vetëm një milimetër e ndau nga vdekja, thika që e goditi mund të ishte fatale për jetën e boksierit

Boksi

Vetëm një milimetër e ndau nga vdekja, thika që e goditi mund të ishte fatale për jetën e boksierit

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 09:07
Robbie Pettinson

Robbie Pettinson nga Cumbria e Anglisë, ka qenë vetëm një milimetër larg vdekjes, pasi u godit nga një thikë kuzhine.

Boksieri 21-vjeçari, ka qenë së bashku me të dashurën në një mbrëmje, kur është sulmuar nga një i droguar që donte të hakmerrej ndaj tij, i cili është arrestuar dhe akuzohet për vrasje.

Në imazhet shqetësuese, shihet tehu i ngulitur në fytyrën e tij, menjëherë poshtë syrit të majtë.

Mjekët kanë konstatuar se sikur thika e gjatë 15 centimetra, të hynte vetëm një milimetër më thellë, do t’i dëmtonte arterien kryesore dhe do ishte fatale për jetën e tij.

Mirëpo, për fat të mirë, pas dy ditësh ai ka dalë nga koma dhe ishte në gjendje që sërish t’ju kthehej stërvitjeve.

Që kur ndodhi ky aksident para një viti, ai po vazhdon të stërvitet rregullisht dhe është gati që të përballet me një boksier tjetër për të mbrojtur një titull të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat