Revanshi Wilder-Fury, ja shuma marramendëse që do të arkëtojnë dy boksierët

Boksi

Revanshi Wilder-Fury, ja shuma marramendëse që do të arkëtojnë dy boksierët

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 10:03
Tyson Fury dhe Deontay Wilder

Boksierët Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të përfitojnë secili nga 5 milionë dollarë për duelin që do të zhvillojnë më 22 shkurt në Las Vegas. Kjo është shuma e barabartë që është akorduar nga organizatorët e këtij dueli për të dy boksierët.

Gjithsesi, kjo shumë pritet të rritet, pasi boksierët dhe organizatorët parashikojnë një shitje “boom” të të drejtës televizive PPV (pay per view-paguaj për ta parë). Kjo mund të sjellë një arkëtim ekstra prej 25 milionë dollarë për secilin boksier.

Sipas organizatorëve, kjo sfidë mund të shkojë deri në 2 milionë PPV, ndërkohë që sfida e parë mes tyre, në dhjetor të 2018-ës, solli 325 mijë PPV. Dueli i parë u mbyll në barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat