Ish trajneri i Fury tregon se si ndodhi nokauti i Wilder, në raundin e 12-të - Bota Sot
Ish trajneri i Fury tregon se si ndodhi nokauti i Wilder, në raundin e 12-të

Boksi

Ish trajneri i Fury tregon se si ndodhi nokauti i Wilder, në raundin e 12-të

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 17:10
Fury

Trajneri i njohur i boksit, Ben Davison, ka dhënë disa komente lidhur me duelin Deontay Wilder – Tyson Fury.

Në ndeshjen e parë të dy gjigantëve të pëshave të rënda, ndeshja përfundonte me barazim, krejt kjo si pasojë e një nokauti që erdhi në raundin e 12-të.

Wilder e gjeti të zbuluar britanikun, duke i dhënë një goditje që nuk e përballuan këmbët e ‘Gypsy King’. Se si erdhi deri te kjo ka treguar Davison, që asokohe ishte trajner i Fury.

“Boksierët kanë shprehitë e tyre, dhe kjo është ajo që ti si trajner duhet kërkuar. Nëse bën diçka për kohë të gjatë dhe shpeshherë, do të paguash për të. Çfarë Wilder bën është se ai kërcen në vend, jo para as prapa, por në vend, dhe është një rikuperim mental. Për Tyson, është kur ai prek fytyrën dhe fshinë hundën, dhe e di se Wilder punoi në atë” ka thënë Davison 

“Kur Fury u godit në raundin e tetë, ndodhi diçka – ai preku fytrën, fshiu hundën. Pastaj, në raundin e 12-të, kishte hapësirë pas Tyson që të krijonte distancën, por ai nuk e bëri, dhe unë besoj se ishte një gabim në koncentrim, për shkak të shprehisë së tij” ka shtuar trajneri, duke lënë të kuptohet se nokauti erdhi si pasojë e shprehive të boksierit britanik dhe analizës së mirë nga skuadra Wilder.

Wilder dhe Fury do të kenë revanshin e tyre më 22 shkurt, ku do të kontestohet titulli i kampionit të WBC. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat