Tyson Fury kampion i WBC, gjunjëzon Wilderin dhe fiton me TKO - Bota Sot
Tyson Fury kampion i WBC, gjunjëzon Wilderin dhe fiton me TKO

Boksi

Tyson Fury kampion i WBC, gjunjëzon Wilderin dhe fiton me TKO

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 23:40
Tyson Fury

(E plotësuar) - Në orët e para të mëngjesit të ditës së Tyson Fury është kampioni i ri i WBC në kategorinë e rëndë në boks.

‘Gypsy King’ ka arritur të mposht Deontay Wilder, me anë të nokautit teknik në raundin e shtatë.

Fury dominoi takimin kundër Wilder qysh nga fillimi i duelit. Ishte raundi i tretë kur Fury shtriu Wilderin në tapetë për herë të parë.

Britaniku vazhdoi me luftë të mirë dhe arriti që përsëri të shënonte një nokaut në raundin e pestë, për t’i dobësuar akoma më shumë këmbët e kampionit të WBC.

Kurse, fundi i kësaj ndeshje erdhi në raundin e shtatë, kur pas goditjeve të njëpasnjëshme të Fury, gjyqtari ndërpreu takimin.

Kështu, Tyson Fury është kampioni i ri i WBC. Wilder mbrojti 10 herë këtë titull, para se t’ia kalonte Furyt.

Fury tashmë shkon në 30 fitore, 1 barazim dhe 0 humbje. Për Wilder, kjo është humbja e parë. 

***

dielës do të ketë një super përballje në botën e boksit.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të duelojnë në rimeçin e tyre në Los Angleos, atje ku pritet spektakël dhe luftë e pa kompromis nga të dy boksierët.

Para kësaj ndeshje ka patur deklarata të forta “kërcënuese” nga të dyja palët, të cilat vetëm sa e kanë bërë të “zjarrtë” meçin e tyre.

Në konferencën e parë të tyre madje pati edhe konflikt fizik i cili për pak sa nuk u shndërrua në një “luftë” të vërtetë para meçit që do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit.

Meçi është planifikuar të zhvillohet rreth orës 05:00 të mëngjesit të nesërm dhe do të transmetohet edhe nga një televizion në Kosovë. Kujtesa Sport 1, është televizioni që do ta transmetojë këtë ndeshje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat