Wilder flet pas humbjes: Nuk ka arsyetime, sonte fitoi më i miri - Bota Sot
Wilder flet pas humbjes: Nuk ka arsyetime, sonte fitoi më i miri

Boksi

Wilder flet pas humbjes: Nuk ka arsyetime, sonte fitoi më i miri

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 07:21
Tyson Furyt

Deontay Wilder ka dhënë komentet e para pas humbjes së parë në karrierën e tij.

Wilder i dorëzoi titullin e kampionit të WBC Tyson Furyt, pasi ky i fundit fitoi ndeshjen me TKO.

Pas ndeshjes, Wilder ka thënë se sonte fitoi më i miri, dhe për këtë nuk ka ndonjë arysetim.

“Jam mirë, ditë si këto ndodhin. Më i miri fitoi sonte. Kalova nëpër shumë gjëra duke hyrë në këtë ndeshje. Por, ai bëri çfarë bëri, nuk ka arsyetime” ka thënë Wilder.

Kujtojmë se Wilder mbronte titullin e WBC 10 herë radhazi, para kësaj humbje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat