Tyson Fury – Anthony Joshua, do të ishte evenimenti më i madh sportiv në Angli pas Kupës së Botës në vitin 1966

Boksi

Tyson Fury – Anthony Joshua, do të ishte evenimenti më i madh sportiv në Angli pas Kupës së Botës në vitin 1966

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 00:31
Tyson Fury – Anthony Joshua

Tyson Fury kundër Anthony joshuas do të ishte evenimenti më i madh sportiv në Angli që pas mbajtjes së Kupës së Botës në vitin 1966.

Promovuesi i Gypsy King ka thënë se do ta adhuronte një përballje ndaj AJ, pasi fitore ndaj Deontay Wilderin për titullin WBC në peshat e rënda.

Fury e demoloi amerikanin deri në raundin e shtatë, atëherë kur përfundoi edhe ripërballja e tyre, duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierën ‘Bronze Bomberit’ dhe njëkohësisht i mori titullin kampion.

Joshua në anën tjetër mbanë titujt si WBA, WBO, IBF dhe IBO, derisa Warren kërkon nga kolegu i tij, Eddie Heran, që është promovuesh i AJ, që ta organizojë takimin.

“Dua që Tyson të përballet me Joshuan”, ka thënë ai. “Ky do të ishte evenimenti më i madh sportiv në Angli që pas Kupës së Botës më 1966”.

“Në një botë ëndrrash, Tyson Fury kundër Anthony Joshuas në Londër. Nuk e di se ku do të zhvillohej përballja, ku është paraja më e madhe”, ka shtuar më tej ai.

Por, Wilder do ta ketë shansin ta marrë trilogjinë brenda 30 ditësh dhe duket se do të tentojë të rikthej titullin WBC në belin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat