Promotori i Joshuas deklarohet për meçin me Fury - Bota Sot
Promotori i Joshuas deklarohet për meçin me Fury

Boksi

Promotori i Joshuas deklarohet për meçin me Fury

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 13:54
Joshua dhe Fury

Promotori i Anthony Joshua, Eddie Hearn, ka folur për zërat që janë përhapur së fundmi për një dyluftim të mundshëm në mes të Joshua dhe Tyson Fury.

Sipas Hearn, kjo është koha ideale për t’u marrë vesh për një gjë të tillë, me çka shprehet se nuk duhet ta lënë rastin të ikën për organizimin e këtij dueli.

Promotori britanik mendon se nuk duhet të humbet një mundësi e tillë, në të kundërten ai dhe promotori i Furyt do ishin ”palaço”.

“Ne do të ishim idiotë, do të ishim palaço nëse nuk do ta realizonim këtë meç. I kemi çelësat e artë për ta bërë këtë gjë. Të mos humbasim kohë për ta shkruar historinë”, ka thënë Hearn për ‘Sky Sports’.

Që prej fitorës së Fury kundër Deontay Wilder të dielën, zërat për ndeshjen e ardhshme të britanikut nuk kanë ndalur së vërshuari.

Në mes të tjerash është spekuluar edhe për një meç në mes dyshes britanike, por kjo me gjasë do të shtyhet, për shkak së mund të ketë një sfidë të tretë Fury-Wilder.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat