Morina po përgatitet për duelin e marsit - Bota Sot
Morina po përgatitet për duelin e marsit

Boksi

Morina po përgatitet për duelin e marsit

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 10:23
Morina po përgatitet për duelin e marsit

Boksieri me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Gjermani, Sherif Morina, më 28 mars do të kthehet në ring, 3 muaj pasi ai e fitoi titullin botëror “Global Boxing Council World” kur e kishte mposhtur Habibu Pengo nga Tanzania.

Morina për ndeshjen e radhës tani më ka filluar të përgatitet maksimalisht dhe ai po premton se edhe sezoni i ri do të jetë i tij.

Për momentin ushtrimet ai po i zhvillon në klub e tij kurse plan ka që disa ditë të qëndroj edhe në një bazë stërvitore në Poloni.

Ai na njoftoi se emri i kundërshtarit shumë shpejt do të publikohet pasi me te njëjtit po bisedohet ku njëri prej tyre është edhe një boksier shumë kualitativ nga Bulgaria. Ndryshe, ky aktivitet do të zhvillohet në Velbert të Gjermanisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat