Dy nga Kosova në përbërjen e reprezentacionit të ish Jugosllavisë në vitin 1978, foto që u publikua nga gazeta kroate!

Boksi

Dy nga Kosova në përbërjen e reprezentacionit të ish Jugosllavisë në vitin 1978, foto që u publikua nga gazeta kroate!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 12:35
Bogujevci është ulur i treti dhe i katërti është Buzolli

Në vitin 1978 gazeta sportive e njohur kroate “Sportske Novosti” kishte publikuar këtë fotografi të madhe të reprezentacionit të ish Jugosllavisë në boks, në mesin e tyre janë edhe dy nga Kosova!

Është Mehmet Bogujevci dhe Sami Buzolli.

Bogujevci është ulur i treti dhe i katërti është Buzolli.

Ishin vetëm dy emra të mëdhenj në atëkohë nga Kosova, që ishin ftuar në atë reprezentacion, shtet artificial që përbëhej nga gjashtë Republika të asaj kohe, si Kroacia, Sllovenia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe krahinat e asaj kohe Kosova dhe Vojvodina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat