UFC zyrtarizon luftën e radhës

Boksi

UFC zyrtarizon luftën e radhës

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 22:00
UFC

Tashmë është zyrtare, Henry Cejudo do të ndeshet me Jose Aldo në UFC 250. Presidenti i UFC Dana White ka konfirmuar këtë përballje në ESPN të hënën. UFC  250 do të zhvillohet në Sao Paulo më 9 maj dhe gjithashtu do të ketë trilogjinë mes Nogueira dhe Rua.

Megjithëse Aldo konsiderohet si një prej luftëtarëve më të mirë të historisë së UFC, ai vjen nga dy humbje radhazi dhe do të ndeshet për titullin, diçka që ka acaruar së tepërmi luftëtarët e tjerë të peshës “bantam”.

Ata mendojnë se ai nuk e meritonte sepse nuk ishte as në Top 5 në renditje. Megjithatë, duke parë statusin dhe emrin e tij, do të jetë një sfidë që do t’i sjellë shumë para në UFC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat