Tyson Fury në vitin 2006: Do të shpallem kampion i botës

Boksi

Tyson Fury në vitin 2006: Do të shpallem kampion i botës

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 16:04

Tyson Fury në mënyrë të mrekullueshme e kishte parashikuar se do të bëhej kampion i botës ‘WBC’ në peshat e rënda, në vitin 2006, në kohën kur ai po futej në boksin profesional.

‘The Gypsy King’ është shpallur kampion i botës në fundjavën që lamë pas pasi triumfoi kundër Deontay Wilder në rrethin e shtatë në ‘MGM Grand’ në Las Vegas.

Ishte njëra prej paraqitjeve më të mira nga boksieri britanik në ring, ku 31-vjeçari e dëshmoi potencialin e tij.

Fury – dy herë kampion i botës në peshat e rënda – e kishte fituar edhe njëherë këtë titull pas fitores ndaj Wilder Klitchkos në vitin 2015.

Suksesi i tij mund të duket befasi për shumë njerëz, por ai gjithnjë kishte besuar në talentin e tij.

Në një video ku shihet ai duke folur 13 vite më parë, ai kishte thënë se do të jetë kampioni i të ardhmes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat