Kujt po i pengon Latif Demolli? A do të hedh një deklaratë si bombë... - Bota Sot
Kujt po i pengon Latif Demolli? A do të hedh një deklaratë si bombë...

Boksi

Kujt po i pengon Latif Demolli? A do të hedh një deklaratë si bombë...

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 12:21
Kujt po i pengon Latif Demolli?

Latif Demolli së bashku me Jeton Beqirin (gjyqtar i pingpongut), janë të vetmit që kanë referuar në garat më të larta ndërkombëtar. 

Demolli referon në boks dhe është i respektuar në qarqet ndërkombëtare.

Po ky njeri duket se disave po i pengon dhe nga xhelozia që kanë për të, edhe nuk po ia vlerësojnë meritat që ka në rrafshin ndërkombëtar, që shumë edhe e lakmojnë për nga niveli që ka si gjyqtar.

Flitet se Demollit me apo pa qëllim po bëjnë padrejtësi, sidomos kur është koha që të shpërblehet me  mirënjohje speciale.

Kalibër si Demolli shumë shtetet lakmojnë, por në Kosovë ky pak ose fare nuk respektohet apo e fusin në një rang të sportit amator.    

A do të reagojë ashpër Demolli në këtë rast dhe a do të publikojë diçka të padëgjuar deri me tash, mbetet të shihet! Krejt varet se si do të jetë në disponim sot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat