Kallashi debuton në Pro Boks më 28 mars

Boksi

Kallashi debuton në Pro Boks më 28 mars

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:16
Kallashi debuton në Pro Boks më 28 mars

Aleksandar Kallashi, boksieri i “ArenaRing Management Promotion”, më 28 mars do të debutoj në boksin profesionist edhe atë ndaj boksierit të papërshtatshëm që vjen nga Serbia, Sreçko Janjiq, i cili ka mbi 30 ndeshje.

Ky duel i cili do të zhvillohet në Velbert të Gjermanisë është caktuar të jetë 6 runde, kurse boksieri shqiptar shprehet optimist dhe shumë i motivuar që këtë përballje do ta fitoj. “Me padurim po e pres debutimin tim në boksin profesionist.

Menaxheri im, Avdyl Salihu më njoftoi se do të ndeshem me Janjiç i cili ka përvojë mirëpo neve e kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe besoj se do të arrij tek triumfi.

Jam i përgatitur maksimalisht, poashtu edhe i motivuar dhe nuk do lë asgjë të rastit”, tha Kallashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat