'Godet' Joshuan me këtë deklaratë - Bota Sot
'Godet' Joshuan me këtë deklaratë

Boksi

'Godet' Joshuan me këtë deklaratë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:18
'Godet' Joshuan me këtë deklaratë

Janë duke qarkulluar zërat për një përballje mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua.

Në lidhje me këtë lajm ka folur babai i Furyt, John Fury, i cili ka paralajmëruar Joshuan që të mos ngatërrohet me të birin e tij pasi do ta pësojë keq.

 “Je një djalë i mirë, dukesh mirë dhe ke një të ardhme të ndritur, por kur vije diskutimi të luftërat në ring dhe fitoret, nuk mendoj se i ke këto. Mos u ndesh me Tyson, mbaji rripat e fituar edhe lufto me të tjerët, sepse, më lër të ta them, do të jetë hera e fundit që do të boksosh”, ishin fjalët e 55-vjeçarit për IFL TV.

Lufta me Joshuan siç duket është e destinuar të presë, për shkak se tashmë është caktuar ripërballja me Wilderin për ta kompletuar “trilogjinë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat