“Jam gati të dueloj me Tyson Fury nëse ma ofrojnë këtë mundësi” - Bota Sot
“Jam gati të dueloj me Tyson Fury nëse ma ofrojnë këtë mundësi”

Boksi

“Jam gati të dueloj me Tyson Fury nëse ma ofrojnë këtë mundësi”

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 10:11
Tyson Fury

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri meksikan Andy Ruiz Jr, u shpreh se është gati të përballet me Tyson Fury në rast se ia ofrojnë këtë mundësi në të ardhmen.

Ruiz ishte kampion bote në këtë Divizion, por humbi titujt kampionë kur humbi revanshin me Anthony Joshua në dhjetor të 2019-ës.

“Kam shumë dëshirë të më ofrohet mundësia për të dueluar me Tyson Fury. Ashtu sikurse befasova botën herën e parë, kur munda Joshua, do të befasoj sërish duke hedhur KO edhe Fury. Nëse ata vendosin që të dueloj unë, jam gati”, u shpreh Ruiz, 33 fitore dhe 2 humbje në karrierën e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat