Thithe Latë thithe... - Bota Sot
Thithe Latë thithe...

Boksi

Thithe Latë thithe...

Nga: K. G. Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 10:52
Si ka mbetur tjetër gjë në Kosovë, veç ta thith cigaren! 

Kur dëshpërohesh të shkon mendja edhe për ta ndezur një cigare. Latif Demolli, gjyqtar ndërkombëtar i boksit, duket se është i zhgënjyer dhe nuk i ka mbetur gjë tjetër përveç që të thith cigaren.

Ai ka kohë që e ka hequr qafesh duhanin, nuk e pi por duket se ky dëshpërim po e rikthen të dashuria e vjetër, të thithja e cigares.

Demolli megjithatë është krenar që është gjyqtari me gradën me të lartë së bashku me atë të pingpongut Jeton Beqiri.  

Komiteti Olimpik i Kosovës nuk ia dha atë që e meritoi, por as kjo s’e nervozon Demollin, sepse vlerat që i ka në rrafshin ndërkombëtar, askush nuk i ka!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat