Federata e Boksit e Kosovës i reagon ashpër Komitetit Olimpik: Nuk jepen çmimet për hatër të askujt apo me intervenime!

Boksi

Federata e Boksit e Kosovës i reagon ashpër Komitetit Olimpik: Nuk jepen çmimet për hatër të askujt apo me intervenime!

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 13:40
Federata e Boksit e Kosovës i reagon ashpër Komitetit Olimpik: Nuk jepen çmimet për hatër të askujt apo me intervenime!

Federata e Boksit e Kosovës reagon ndaj Komitetit Olimpik të Kosovës, me rastin e zgjedhjes së sportistëve më të mirë për vitin 2019.

“Jemi të zhgënjyer me mënyrën e zgjedhjes së laureatëve të vitit 2019 nga ana e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Konkretisht në pika të shkurta po ju japim disa argumente lidhur me shkeljen e rregullores së laureatëve të vitit e miratuar nga Bordi ekzekutiv i KOK-ut më 21.02.2017.

Juria e emëruar nga bordi ekzekutiv i KOK-ut nuk e ka kryer punë ashtu siç e parasheh kjo rregullore.

KOK-u e zgjedh sportistin e vitit në kategorinë e meshkujve pa asnjë kriter që është e parapa me rregulloren e KOK-ut që është në fuqi.

Pas verifikimit të rezultateve të sportistit të vitit (Akil Gjakova) kemi vërejtur që rezultatet e tij nuk parashihen në rregullore për shpalljen e laureatëve të vitit.

Rezultatet e garave Gand Prix, Grand Slam, nuk janë të përfshira në rregullore të cilat janë derguar në federata.

Sipas rregullores dhe rezultateve të sportisteve gjatë vitit 2019 sportist i vitit duhej të ishte zgjidhur boksieri Patriot Behrami.

Patrion Behrami është i pesti në Lojërat Evropiane Minsk 2019, vendin e pestë në Kampionatin Evropian, medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik, kampion i Kosovës, medalje të arta ne turnet ndërkombëtare në kalendarin e garave zyrtare të federatës botërore dhe evropine si medalja e artë në turnetë ”Gongu i Artë”, “Hakija Turajliq –Talian”, ”Memoriali Vllaznia”, “Adem Jashari” etj.

Gjithashtu shkelje ka edhe në nenin 3 pika 1.8 ku ndahet çmimi special.

Ju jepet çmimi special një kombëtare që nuk është e paraparë fare në rregullore por është i paraparë për individ.

Ka vite që Komitetit Olimpik të Kosovës i zgjedh sportistët dhe laureatë e vitit me një rregullore e cila as për së afërmi nuk i specifikon dhe nuk i vlerëson rezultatet e arritura të sportistëve gjatë vitit.

Në këtë rregullore nuk është e qartë dhe nuk sqaron në mënyrë të detajuar sportet të cilat mund të konkurrojnë për zgjedhje të sportistit të vitit, madje nuk ka asnjë kriter që i dallon sportet olimpike dhe ato jo olimpike.

Kjo rregullore nuk ka të sqaruar as nivelet e garave në të cilat sportistët që marrin pjesë. Me një fjalë, kjo rregullore nuk mund të vlerësoj specifikat e sporteve të ndryshme si ato individuale dhe ato kolektive.

Komisioni për zgjedhje të sportistit nuk ju kanë përshtatur rregullores në fuqi po sipas gjasave komisionit ju ka afruar rregullore jo zyrtare për shpalljen e sportistit të vitit. Për shkak të metave të mëdha në këtë rregullore dhe tekeve dhe disponimit të anëtarëve të bordit brenda Komiteti Olimpik, sportisti i vitit të meshkujt dhe për Çmimin Special është bërë padrejtësi e madhe. Nuk jepen çmimet për hatër të askujt apo me intervenime", reagon Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat