Anthony Joshua ka siguruar fitime të mëdha gjatë vitit të kaluar.
Kampioni i peshave të rënda, Anthony Joshua, ka grumbulluar 32 milionë funte para të gatshme gjatë vitit të kaluar, nga jashtë ringut të boksit, bën të ditur ‘The Sun’.
Kampioni i WBA, IBF dhe WBO, ka fituar këto para duke vënë emrin e tij në një numër produktesh, përfshirë rroba, atlete sportive, produkte dietale, kufje e lojëra kompjuterike.
AJ ka fituar më shumë se 60 mijë funte për javë, duke qenë një nga sportistët britanikë me më së shumti fitime.
Shifrat e fundit të zbuluara nga kontoja e Joshua më 28 shkurt qëndrojnë në 36,893,413 funte, krahasuar me 4,967,379 që ishin herën e fundit. Joshua pritet të fitojë edhe shumë para të tjera pas ndeshjes me Kubrat Pulev, dhe atë të mundshmen me Tyson Fury/Deontay Wilder.