Gjocaj: Jam i kënaqur me fitoret e Xhemailit dhe Zefit

Boksi

Gjocaj: Jam i kënaqur me fitoret e Xhemailit dhe Zefit

Më: 1 mars 2020 Në ora: 17:31
Gjocaj: Jam i kënaqur me fitoret e Xhemailit dhe Zefit

Dje në “Villa Miami Glattbrugg” të Cyrihut ka përfunduar me sukses edhe një spektakël i boksit profesionist ku në ring fitore kanë shënuar edhe dy protagonistët kryesor të mbrëmjes Seid Xhemaili dhe Edmond Zefi.

Ky i fundit ishte më i mirë se boshnjaku Nikola Ivkovic, kurse Xhemaili mposhti ukrainasin Lysytsia. Me suksesin e arritur i kënaqur ka qen edhe menaxheri i tyre Muharrem Gjocaj i cili falënderoi të gjithë ata që i mbështetën drejt realizimit të këtyre sukseseve.

“Përfundoj me sukses mbrëmja e 29 shkurtit ku boksuan dy boksierët e mi, Edmond Zefi dhe Seid Xhemaili qe arritën edhe fitore me pike. Edmondi u ndesh ndaj boshnjakut Nikola Ivkovic, kurse Xhemaili ndaj ukrainasit Lysytsia. Ishte një mbrëmje me një publik te jashtëzakonshëm ku përkrahen bokserat tone deri ne fund. Falënderoj nga zemra edhe sponsoret si dhe Prela Garazh GMBH.

Gjithashtu falënderoj edhe Mikun tim Babain e boksierit tim Viktor Zefin i cili dha kontributin dhe mbështetjen e ti nga Kosova. Falënderoj te gjithë miqtë e mi qe morën pjesë ne ketë mbrëmje dhe te gjithë ata qe ishin prezent” tha Gjocaj. Me fitoret e reja Edmond Zefi ka arrit deri tek triumfi i katërt ne boksin profesionist kurse Xhemaili deri tek fitorja e 9-te.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat