Vendoset gjithçka, ja kur zhvillohet meçi i tretë mes Wilder dhe Fury

Boksi

Vendoset gjithçka, ja kur zhvillohet meçi i tretë mes Wilder dhe Fury

Më: 2 mars 2020 Në ora: 10:26
Wilder dhe Fury

Tashmë është e zyrtarizuar. Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të ndeshen për herën e tretë mes vete.

Pas barazimit në meçin e parë, Fury deklasoi amerikanin në raundin e shtatë – duke e mundur me nokaut para disa ditëve.

Mirëpo, në kontratën e nënshkruar nga të dy boksierët ishte e vlefshme një klauzolë në të cilën thuhej se, humbësi ka të drejtën të kërkojë edhe një meç të ri.

Wilder nuk mendoi dy herë dhe vendosi ta aktivizonte klauzolën, derisa tani është zyrtarizuar data dhe vendi i meçit të tretë të të dy boksierëve. Fury dhe Wilder do t’i masin forcat sërish më 18 korrik, në Las Vegas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat