Ky që po puth aq zjarrtë do të luftojë me Joshuan

Boksi

Ky që po puth aq zjarrtë do të luftojë me Joshuan

Më: 3 mars 2020 Në ora: 10:38
Ky që po puth aq zjarrtë do të luftojë me Joshuan

Anthony Joshua do të ketë përballë boksierin bullgar, Kubrat Pulev, në duelin që do të zhvillohet më 20 qershor, në stadiumin e Tottenhamit në Londër.

Boksieri 38-vjeçar nga Sofja, do të jetë sfiduesi i detyrueshëm i britanikut nga kategoria IBF, dhe do ta stifotjë britanikun për titujt IBF, WBA dhe WBO në peshat e rënda.

Të dy boksierët ishin paraparë të ndesheshin në vitin 2017, por Pulev atëbotë u tërhoq shkaku i një lëndimi.

Pulev 38-vjeçar është përfshirë nga kontroversitë dhe ‘skandalet’ në të kaluarën. Vitin e kaluar atij iu pezullua licenca e boksit pasi e puthi pa vullnetin e saj një gazetare derisa ajo po e intervistonte.

Boskieri bullgar i peshave të rënda, kishte puthur në buzë gazetaren Jennifer Ravalo pa marrë pëlqimin e saj kur ajo po e intervistonte pas fitores së tij në mars të vitit të kaluar, pas fitores ndaj rumunit Bogdan Dinu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat