Kur sportisti i Kosovës refuzoi reprezentacionin e ish Jugosllavisë, duke sulmuar manipuluesin Popoviq në vitin 1989

Boksi

Kur sportisti i Kosovës refuzoi reprezentacionin e ish Jugosllavisë, duke sulmuar manipuluesin Popoviq në vitin 1989

Më: 4 mars 2020 Në ora: 11:20
Makolli

Para 31 viteve në Kosovë kishte tensione të mëdha, demonstrata, ndërsa Serbia pushtuese e suprimoi autonominë e Kosovës. Ish boksieri i mirënjohur, Fatmir Makolli, refuzoi reprezentacionin e ish Jugosllavisë dhe kishte kërkuar që të ndërrohet edhe selektori Mirosllav Popoviq, një njeri faktorizonte Radniçkin e Beogradit.  

Makolli kishte thënë edhe disa fjalë të ashpra për manipuluesin Popoviq. Makolli ishte sportisti i parë shqiptar që vendosi të mos paraqitet për shtetin që nuk ekzistopn më.

“Kurrë më në fanelë të reprezentacionit.

Image

Sporti i "Rilindjes" në vitin 1989

Mosmarrëveshjet tona zanafillën e kanë që moti, ndonëse ato u ashpërsuan me rastin e parapërgatitjeve për Kampionatin Botëror në Moskë.

Nuk është e vërtetë që klubi nuk pat mjete që t'i paguante shpenzimet e mia gjatë përgatitjeve. Ky ishte vetëm një arsyetim që e trilloi seleksionuesi Popoviq. Kurse tash më ftoi në reprezentacion për SHBA, ngase nuk kishte boksierë më të mirë, ndonëse sipas njohësve të boksit në kategorinë e mesme jam pa konkurrencë. Për këtë le të vlerësojnë të tjerët. 

Po, si! Në mënyrë që skuadra përfaqësuese e Jugosllavisë ta rikthejë namin që e ka pasur në botë, është e udhës ta që në radhë të parë të ndërrohet Mirosllav Popoviqi, i cili po bën kërdi jo vetëm në reprezentacionin si seleksionuesm por edhe si trajner i Radniçkit të Beogradit.

Për shembull, nuk ka refer dhe kontrollues në Jugosllavi që nuk bën ashtu siç thotë ai. 
Prandaj, lirisht mund të deklaroj se, përderisa ai të gjendet në krye të reprezentacionit, unë dhe shumë të tjerë nuk do t'i mbrojmë ngjyrat e Jugosllavisë”, kështu ka deklaruar Makolli për sportin e gazetës “Rilindja” në vitin 1989.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat