“Ariu shqiptar” i jashtëzakonshëm – fiton me TKO

Boksi

“Ariu shqiptar” i jashtëzakonshëm – fiton me TKO

Më: 8 mars 2020 Në ora: 10:07
Reshat Mati kundër Abdallah Luanja

Boksieri shqiptar, Reshat Mati i njohur me nofkën “The Albanian Bear” ka shënuar fitoren e shtatë në karrierë në boksin profesionist. Mati debutoi në Britani të Madhe në eventin që u mbajt në qytetin e Manchester, i organizuar nga promoteri i Anthony Joshuas, Eddie Hearn.

“Ariu shqiptar” për kundërshtar e pati boksierin 28 vjeçar nga Tanzania, Abdallah Luanja të cilin e mposhti me shumë lehtësi. Ai e fitoi me nokaut teknik në rundin e dytë, pasi Luanja nuk kishte fuqi të vazhdonte më shumë.

Me të filluar meçi, Mati tregoi  fuqinë e tij dhe mori në kontroll duke mos e lejuar për asnjë moment Luanjën të bëj diçka. Në 20 sekondat e fundit të rundit të dytë, Mati lansoi të djathtën e tij të fuqishme duke bërë që gjyqtari ta ndërpret meçin.

Boksieri 21 vjeçar i lindur në Shtetet të Bashkuara të Amerikës konsiderohet me të ardhme të ndritur.

Deri më tani ai ka zhvilluar 7 meçe, të gjitha fitore. Fitorja e mbrëmshme ishte e para jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke treguar talentin e tij dhe karakterin e fortë.

“Ariu shqiptar” meçin e parë e ka zhvilluar në vitin 2018 kundër meksikanit Adan Ahumada, në Chicago, duke e fituar meçin me nokaut klasik, deri më tani ka zhvilluar 18 runde. Pra ka një bilanc të jashtëzakonshëm, prej shtatë meçeve, shtatë fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat