Morina ka bërë zyrtare kundërshtarin e tij - Bota Sot
Morina ka bërë zyrtare kundërshtarin e tij

Boksi

Morina ka bërë zyrtare kundërshtarin e tij

Më: 10 mars 2020 Në ora: 15:10
Morina ka bërë zyrtare kundërshtarin e tij

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Sherif Morina, ka bërë zyrtare kundërshtarin e tij që do të boksoj më 28 mars në Velbert, Nordrhein-Westfalen, Gjermani.

Kundërshtar i tij do jetë hungarezi, Ozkar Fiko i cili ka zhvilluar deri tani 61 ndeshje ku prej tyre ka fituar 33 dhe ka humbur 28. Për këtë përballje kryesisht Sherifi përgatitjet është duke i zhvilluar në klubin e tij më ndihmën e trajnerëve dhe spatingjeve nga Gjermania.

 Ai pret fitoren e radhës andaj për ta realizuar të njejtën pret edhe mbështetjen e shikuesve dhe në fund premton që së bashku do ta gëzojnë suksesin e radhës.

 Cekim se në këtë aktivitet do të ndeshen edhe dy shqiptar nga “ArenaRing Management Promotion”, Ilir Zeneli i cili do ti kryqëzoj dorzat ndaj Darko Knazheviq kurse Aleksander Kallashi ndaj Srecko Janjiq të dy nga Serbia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat