Deskaj kampion i Kroacisë

Boksi

Deskaj kampion i Kroacisë

Më: 11 mars 2020 Në ora: 11:30
Deskaj kampion i Kroacisë

Gjatë fundjavës në Kroaci u zhvillua kampionati i Kroacisë në kikboks ËAKO, ku serish kampion është shpall shqiptari Muhamed Deskaj (67kg) me cka edhe ka siguruar vizën për tu paraqit në kampionatin evropian që do zhvillohet në tetor në Antalia të Turqisë.

Ai në finale ka arrit që të mposht kundërshtarin nga Osjeku, Mihael Haller pa probleme të mëdha. “Jam shumë i gëzuar me suksesin që arrita dhe me këtë tregova se jam në formë të shkëlqyer.

Më 20 mars kisha plan që të shkoj të ndeshem në Turqi, mirëpo ky aktivitet u anulua për shkak virusit si dhe problemeve me emigrantët që ka ky shtet.

Tani unë do pushoj disa ditë kurse më pas do ti kthehem përgatitjeve për përballjet e reja që do i kem sivjet”, tha Deskaj për “ArenaRing”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat