Pireva ndalet në meçin e parë

Boksi

Pireva ndalet në meçin e parë

Më: 14 mars 2020 Në ora: 15:17
Boksieri Besart Pireva 

Boksieri Besart Pireva është ndalur në meçin e parë kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që po mbahet në Londër.

Shpresa Olimpike 2020 nga KOK, u mposht nga Andrei Vreme i Moldavisë, në kategorinë deri në 75 kilogramë.

Besarti dha maksimumin, mirëpo vendimi i gjyqtarëve ishte 3:2 në të mirë të moldavit.

Kujtojmë që sot Donjeta Sadiku e nisi mbarë turneun, duke shënuar fitore ndaj gjermanes Mita Kleinhans, kategoria – 60 kg.

Ndërsa nesër garojnë Patriot Behrami dhe Shpëtim Bajoku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat