Ku është Aziz Salihu që nuk po lajmërohet? - Bota Sot
Ku është Aziz Salihu që nuk po lajmërohet?

Boksi

Ku është Aziz Salihu që nuk po lajmërohet?

Nga: Kemajl Goca Më: 15 mars 2020 Në ora: 15:17
Aziz Salihu

Si gjithmonë Aziz Salihu i palodhur, entuziast i madh dhe gjithnjë nëpër qytet të Prishtinës, e herë në Shkup dhe herë në fshatin Banullë të Lipjanit, por kësaj radhe edhe ai ka vendos ta respektojë vendimin e Qeverisë së Kosovës. 

Kjo gjendje e jashtëzakonshme, sigurisht se edhe atij i ka dhënë pushim apo izolim si çdo qytetarit tjetër, që të rri brenda në shtëpi, shkaku i rrezikut nga virusi korona. 

Gjendja e jashtëzakonshme, pothuajse ka boshatisur çdo qytet të Kosovës, të gjithë nëpër shtëpia e nëpër banesa, në respektim të vendimit dhe të tejkalimit sa më të shpejt të kësaj gjendja. Legjenda e boksit, Salihu, sigurisht se pas tejkalimit të kësaj gjendje, do të ketë një ide për një organizim të turneut ndërkombëtar në Prishtinë.

Salihu është njeriu që ka dhënë dhe po jep shumë për boksin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat