Sportistët e Kosovës kanë mbetur në Londër, nuk kanë si të kthehen! Çfarë po ngjan tani?

Boksi

Sportistët e Kosovës kanë mbetur në Londër, nuk kanë si të kthehen! Çfarë po ngjan tani?

Nga: Kemajl Goca Më: 17 mars 2020 Në ora: 15:35
Sportistët e Kosovës kanë mbetur në Londër, nuk kanë si të kthehen! Çfarë po ngjan tani?

“Jemi mirë, shëndoshë si molla, me të gjitha kushtet në hotel”, jep lajmin e mirë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës, njëherësh gjyqtar ndërkombëtar.  

Boksierët e Kosovës, Patriot Behrami, Shpejtim Bajoku, Besart Pireva, Donjeta Sadiku, me selektorin e meshkujve Shefki Bogujevcin dhe atë të femrave, Besim Brahimin dhe Latif Demollin, janë në Londër, të cilët përfaqësuan kombëtaren e Kosovës në garat Evropiane për kualifikueset për Lojërat Olimpike.

“Jemi në kontakt me Besim Hasanin, kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, me Ambasadën e Kosovës në Londër, me Qeverinë e Kosovës, MKRS-në dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet e rikthimit në Kosovë.

Image

Jemi në hotel deri me 24 mars, ku i kemi të hequra të gjitha shpenzimet.  Nuk ka vend për panik, po dalim po shëtisim në Londër, gjithçka është qetë. Po shikojmë mundësinë të kthehemi edhe me një aeroplan ushtarak anglez”, tha Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat