Merret vesh se Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, është duke i bërë të gjitha përpjekjet e mundshme, se si ta kthejnë ekspeditën e kombëtares së Kosovës nga Londra në Prishtinë.
Boksierët janë për merak në Londër, me kushte shumë të mira, por që duhet të kthehen më së largu deri me 24 mars në Prishtinë, pasi që është edhe dita e fundit e qëndrimit atje në hotel.
Hasani ka edhe planin B siç merret vesh dhe është e mundshme që t’i rikthejë qoftë edhe me aeroplan privat special.
Asgjë nuk ka zyrtare, por është duke u punuar në këtë drejtim në këto momente të vështira që bota e njerëzimit po ballafaqohet me virusin korona.