Lama nga Londra, Jemi mirë po kërkojmë rrugën për ardhje

Boksi

Lama nga Londra, Jemi mirë po kërkojmë rrugën për ardhje

Më: 18 mars 2020 Në ora: 12:59
Lama nga Londra, Jemi mirë po kërkojmë rrugën për ardhje

Pas publikimit të lajmit në “prosport.mk”, se boksierët Jasin Lama dhe Goce Janevski, me selektorin e tyre Jesus Sollet Tomasen, kanë mbetur në Londër, ka reaguar edhe vetë boksieri shkupjan Jasin Lama.

“Jemi nisur për aëroportin e Londrës për të fluturuar drejtë Maqedonisë por udhëtimi u anulua. Tani jemi të detyrar të rrijmë në Londër. Kemi kushte të mira për akomodim dhe jemi të sigurtë.

Jemi në kontakt të pa ndalshëm me Federatës e boksit. Së bashku me organet shtetërore dhe FBM-në, po e kërkojmë mundësinë e parë dhe linjën më të mirë ajrore për tu kthyer në vend. Me rastin tonë janë njoftuar edhe ambasada jonë në Londër, po ashtu edhe ata po mundohen të gjejnë zgjidhje. Ne jemi mirë.”, thotë për prosport.mk, boksieri Lama.

Hoteli ku jane te akomoduar boksieret

Ai po ashtu dergon porosi që të jemi të kujdesshëm dhe të ndjekim të gjitha rekomandimet  e organeve kompetente dhe rekomandon “Rrini në shtëpi”. Lama me Janevskin dhe trajnerin kubanez Tomasen, përfaqësuan Maqedoninë në garat Evropiane për kualifikueset për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat