Përballja Khabib – Ferguson, këto janë planet

Boksi

Përballja Khabib – Ferguson, këto janë planet

Më: 18 mars 2020 Në ora: 14:16
Përballja Khabib – Ferguson, këto janë planet

Dana White më në fund ka treguar nëse do të zhvillohet përballja e 18 prillit në mes të Khabib Nurmagomedov dhe Tony Fergusonit.

Presidenti i UFC-së bëri të ditur se ata janë të detyruar të shtyjnë çdo eveniment të tyre shkaku i coronavirusit, mirëpo është i bindur se përballja mes dyshes do të ndodhë.

Evenimentet që do të mbaheshin më 21 mars, 28 mars dhe 11 prill, janë shtyrë shkaku i pandemisë, derisa White ka thënë se përballja e 18 prillit do të mbahet.

“Jemi gati të shfaqemi live në ESPN të shtunën mbrëma nga FireLeka Arena, dhe rezervimet nga qyteti i Oklahomas”, ka thënë ai për ESPN.

“Ne kemi gati gjithçka, luftëtarët, meçet, kemi të gjitha. Por, Presidenti deklaroi se evenimentet duhet të shtyhen dhe ne jemi të detyruar ta bëjmë këtë gjë”.

“Do t’i shtyjmë tri data, mirëpo përballja mes Tony Ferguson dhe Khabib Numrmagomedov do të zhvillohet më 18 prill”, ka shtuar më tej White.

Qindra mijëra tifozë po e presin përballjen e zjarrtë, mirëpo ka një rrezikshmëri të lartë që ajo të anulohet nëse nuk përmirësohet situata nga coronavirusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat