Mayweather flet pas vdekjes së xhaxhait

Boksi

Mayweather flet pas vdekjes së xhaxhait

Më: 18 mars 2020 Në ora: 15:14
Mayweather flet pas vdekjes së xhaxhait

Floyd Mayweather thotë se ai është duke mbajtur zi pas vdekjes së xhaxhait të tij, Roger, të cilin e cilësoi si njërin prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën e tij.

Roger Mayweather vdiq të martën në moshën 58-vjeçare.

Pasi që ishte vet kampion i botës në boks, ai e stërviti edhe nipin e tij për t’u bërë njëri prej boksierëve më të mëdhenj në histori.

“Roger ishte një kampion i madh dhe njëri prej trajnerëve më të mirë në boks”, u shpreh Floyd.

“Xhaxhai im ishte njëri prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën time, brenda dhe jashtë ringut”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat