Latif, u ankove për të gjitha, por nuk tregove a keni sapun

Boksi

Latif, u ankove për të gjitha, por nuk tregove a keni sapun

Nga: K. Goca Më: 19 mars 2020 Në ora: 15:16
Latif, u ankove për të gjitha, por nuk tregove a keni sapun

Sot sapuni është shumë i rëndësishëm për pastrimin e duarve! Zëdhënëse i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, si ka zbritur në aeroport të Prishtinës, pas kontrolleve që iu janë bërë edhe shëndetësore edhe në aspektet tjera, me boksierë e trajnerë është dërguar në karantinë përkatësisht në konvikt.

Ai është shëndoshë e mirë me të gjithë boksierët dhe trajnerët apo siç thonë në popull: Shëndoshë si molla.

Demolli u ankua përmes një komunikate,  nuk i kanë çuar uji të pijshëm, nuk kanë as peshqira dhe as ku të pastrohet.

Një fakt shumë të rëndësishëm nuk e ka treguar, a kanë apo jo sapun për pastrimin e duarve, që sot është më së i domosdoshëm për t’u mbrojtur nga virusi korona.  Sapuni është shumë më rëndësi në këtë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat