Latë, sa më pak probleme! Cila është gjendja me ujë, peshqira e sapuna?  - Bota Sot
Latë, sa më pak probleme! Cila është gjendja me ujë, peshqira e sapuna? 

Boksi

Latë, sa më pak probleme! Cila është gjendja me ujë, peshqira e sapuna? 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 mars 2020 Në ora: 15:28
Latë, sa më pak probleme! Cila është gjendja me ujë, peshqira e sapuna? 

E ka të vështirë të jetë qëndrojë në karantinë, i duket jeta sikur në qeli dhe jo në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Është Latif Demolli, gjyqtar i boksit me boksierët e kombëtares së Kosovës dhe selektorët, Shefki Bogujevci për meshkujt dhe Besim Brahimi për femrat, që nuk po e kanë të lehtë të qëndrojnë aty dhe të përshtaten.

Sot Demolli me selektorin u munduan të mbajnë një stërvitje në fushën sportive te konvikti, por që u ndërpre nga policia për shkak të kujdesit që duhet të kenë për shëndetin dhe sot pak ka rëndësi aktiviteti i tyre stërvitor, kështu që Latif Demolli duhet të ketë durim, mos të bëjë edhe shumë probleme në këtë hallakatje me virusin korona dhe të politikës tonë.

E mira prej të mirës është, se tani kanë peshqira, kanë sapuna kanë ujë sa të duash për t’u larë! Me një fjalë, keni durim!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat