Dorëzohet ‘sheiku’ i Kosovës! - Bota Sot
Dorëzohet ‘sheiku’ i Kosovës!

Boksi

Dorëzohet ‘sheiku’ i Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2020 Në ora: 15:00
Dorëzohet ‘sheiku’ i Kosovës!

Rregullat janë rregulla dhe ato duhet zbatuar ashtu siç janë rekomanduar nga Qeveria e Kosovës.

I njohur si “sheiku” i Kosovës, Latif Demolli, tash e disa ditë është në karantinë përkatësisht në konvikt të studentëve në Prishtinë për shkak të virusit korona dhe sot ka pasur një jetë të qetë, pa zhurmë dhe duket se është dorëzuar nga të gjitha ato ankesat që bëri ditë më parë.

Demolli është gjyqtar ndërkombëtar i boksit dhe zëdhënës i Federatës lë Boksit të Kosovës, pas kthimit nga Londra në aeroportin e Prishtinës, së bashku me boksierët e kombëtare së Kosovës dhe trajnerët është futur në karantinë për 14 ditë, ashtu si e do rregulli.

Demolli po pajtohet me realitetin dhe ka kokën e qetë, e planet po i bën për të ardhmen se si të veprojë kur të kthehet në zyre të federatës, për të cilat është mërzitur shumë!

Krejt në fund, Lata është për merak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat