Usyk është zotuar se do t’ua marrë titujt e botës

Boksi

Usyk është zotuar se do t’ua marrë titujt e botës

Më: 22 mars 2020 Në ora: 13:50
Usyk është zotuar se do t’ua marrë titujt e botës

Oleksandr Usyk është zotuar se do t’ua marrë titujt e botës dyshes britanike Anthony Joshua dhe Tyson Fury, në përpjekje për ta thyer dominimin e Britanisë së Madhe në peshat e rënda të boksit botëror.

Ylli ukrainas synon të luftojë kundër dyshes britanike Joshua dhe Fury, të cilët i zotërojnë të gjithë titujt e botës, por së pari është duke u përgatitur për t’u përballur me Derek Chisora më 23 maj në Londër.

Kjo do të jetë vetëm lufta e tij e dytë në divizionin elitar.

Oleksandr Usyk

Usyk u bë kampion i padiskutueshëm në kategorinë mes peshave të mesme dhe të rënda, derisa e fitoi edhe super serinë në boksin botëror dhe tani është sypatrembur në sfidimin e mbretërit e kategorisë së rëndë, Joshuan dhe Furyn.

“Jam duke punuar zellshëm për këtë”, tha Usyk kur u pyet nëse synon t’i mbajë të gjithë titujt në peshat e rënda.

Por boksieri i talentuar nuk kishte kundërshtar të parapëlqyer kur u pyet se kë e donte në ring mes Joshuas dhe Furyt, duke thënë: “Dua të luftoj kundër të dyve”.

Joshua është kampion aktual në WBA (Super), IBF, WBO, dhe IBO, ndërsa Fury në WBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat