Boksieri i njohur: Nuk kam frikë të vdes nga koronavirusi

Boksi

Boksieri i njohur: Nuk kam frikë të vdes nga koronavirusi

Më: 22 mars 2020 Në ora: 17:48
Manny Pacquiao

Manny Pacquiao thotë se ai nuk ka frikë të vdesë, pasi ndihmon në luftimin e koronavirusit në vendlindjen e tij, Filipinet.

Pacquiao është një senator në atdheun e tij dhe ka mbyllur planet për një rikthim në korrik për t’u përqëndruar në luftimin e virusit vrasës.

Boksieri ka ndihmuar në pagimin e 50,000 kompleteve të testimit dhe 700,000 maskave të fytyrës për popullin e tij filipinas.

Pacquiao, 41 vjeç, pretendon se nuk ka frikë se atë do ta kapë virusi dhe do të vdesë sepse ai duhet të jetë në vijën e parë duke ndihmuar.

“Nëse jeni udhëheqës, duhet të udhëheqni dhe t’i lini njerëzit të shohin që jeni me ta”, tha ai. “Ju nuk duhet të fshiheni sepse keni frikë. Jam rritur i varfër, kështu që e di se çfarë ndjejnë ata”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat