Meçi i tretë mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit, ja kur mbahet - Bota Sot
Meçi i tretë mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit, ja kur mbahet

Boksi

Meçi i tretë mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit, ja kur mbahet

Më: 25 mars 2020 Në ora: 13:49
Meçi i tretë mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit, ja kur mbahet

Meçi i tretë mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit do të organizohet në tetor, bëjnë të ditur mediumet angleze të mërkurën.

Fury fitoi titullin e botës në peshën e rëndë në boks në versionin WBC, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e shtatë amerikanin Wilder. Përballja e parë mes tyre kishte përfunduar baras.

Wilderi ka përdorur opsionin për një meç të tretë me Furyn dhe ishte paralajmëruar se meçi do të mbahet në verë. Mirëpo, shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi, dueli është shtyrë për në tetor, duke shuar kështu shpresat për një meç mes Furyt dhe Anthony Joshuas, boksierit tjetër britanik që i mban të tre titujt tjerë të mëdhenj në boks profesionist.

I pyetur nëse meçi mes Furyt dhe Wilderit do të mbahet në korrik, promotori i Furyt për SHBA, Bob Arum ka thënë: “Sigurisht se jo, nuk e dimë nëse MGM Grand në Las Vegas do të jetë i hapur në atë kohë. Nuk mund t’u garantosh boksierëve se meçi do të mbahet në atë datë. Nuk mund të bindim as veten. Ku do të stërviten ata?

Nuk ka kuptim. Duhet të bëjmë një hap prapa. Të gjithë duhet të bëjnë një hap prapa. Boksi nuk është i izoluar. Është pjesë e asaj që po ndodh nëpër botë. Kështu që me gjasë meçi do të ndodh në fillim të tetorit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat