Paralajmëron Pulev - Bota Sot
Paralajmëron Pulev

Boksi

Paralajmëron Pulev

Më: 25 mars 2020 Në ora: 17:30
Paralajmëron Pulev

Boksieri bullgar Kubrat Pulev u shpreh sot se është gati të duelojë ndaj britanikut Anthony Joshua edhe pa tifozë, vetëm që dueli mes tyre, i programuar për 20 qershor në Londër, të mos shtyhet.

Kjo sfidë mund të zhvillohet më 25 korrik për shkak të koronavirusit që ka prekur Britaninë e Madhe.

“Unë jam gati të dueloj më 20 qershor. Për mua nuk ka asnjë problem nëse dueli zhvillohet pa spektatorë. Të gjithë mund të qëndrojnë në shtëpi do ta shohin sfidën nga televizori, duke paguar për ta parë atë, ashtu sikurse do të bënin po të ishin në stadium”, tha Pulev.

Pulev, 28 fitore e 1 humbje do të duelojë ndaj Joshua, 23 fitore e 1 humbje, që mban titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

“Të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet. Sfida nuk duhet të shtyhet, pasi është një përballje e vlefshme për titujt kampinë bote”, tha Pulev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat