Putin e mban 'peng sportistin' e madh, ja arsyeja

Boksi

Putin e mban 'peng sportistin' e madh, ja arsyeja

Më: 27 mars 2020 Në ora: 17:18
Putin e mban 'peng sportistin' e madh, ja arsyeja

Khabib Nurmagomedov, që aktualisht ndodhet në Rusi, rrezikon të mos paraqitet më 18 prill në eventin UFC-249. Në këtë event ai do të mbrojë titullin kampion bote të peshës së lehtë ndaj Tony Ferguson.

Shkak është vendimi i marrë nga presidenti Vladimir Putin, që ka anuluar të gjitha fluturimet nga Rusia në vendet e tjera për shkak të koronavirus. Praktikisht, ai ka mbyllur kufijtë.

Për pasojë, Khabib rrezikon që të mos largohet nga vendlindja për të dueluar, teksa masat edhe në Rusi janë bërë të rrepta.

Një telash më shumë për presidentin e UFC-së, Dana White, që është në kërkim të një vendi ku të zhvillojë këtë sfidë. Broklin (Nju Jork), ku është planifikuar eventi, ka pezulluar zhvillimin e eventeve sportive dhe White është në kërkim të një qyteti tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat