Shqiptari tregon se si u kthyen nga Londra për në Shkup në këto ditë të rënda

Boksi

Shqiptari tregon se si u kthyen nga Londra për në Shkup në këto ditë të rënda

Më: 29 mars 2020 Në ora: 12:59
Shqiptari tregon se si u kthyen nga Londra për në Shkup në këto ditë të rënda

I lumtur që u rikthye në vendlindje, pasi 19 ditë qëndrimi në Londër ku mori pjesë (bashkë me Goce Janeskin) në turneun kualifikues për LOV në Tokio, Jasin Lama ka shfrytëzuar rrjetin social facebook për të shprehur falënderime për të gjithë ata që përkujdesen që të rikthehen në Maqedoni.

Lama dhe Janeski mbetën në Londër për shkak të mbylljes së aeroportit në Shkup.

“Faleminderit kryetarit të boksit të Maqedonisë, Primislav Dimovski, nënkryetarit Faton Salihu dhe sekretarit Branko Ilievski për angazhimin e madh, në bashkpunim me zyrtarë të lartë të shtetit dhe ambasadën e Maqedonisë në Londër. Me kolegun Goce Janeski u kthyem në shtetin tonë”, ka shkruar boksieri i reprezentacionit të Maqedonisë në konkurrencën e seniorëve, Jasin Lama.

Turneu olimpik për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit vetëm pas dy ditësh ishte ndërprerë nga ana e organizatoërëve./reshat ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat