Joshua dhe Ruiz përgatiten për triologjinë – këto janë detajet

Boksi

Joshua dhe Ruiz përgatiten për triologjinë – këto janë detajet

Më: 30 mars 2020 Në ora: 22:34
Joshua dhe Ruiz

Promotori i njohur i boksit, Eddie Hearn, ka konfirmuar se ekziston mundësia që Anthony Joshua dhe Andy Ruiz të përballen edhe një herë të tretë mes tyre.

Sipas Hearn, situata e krijuar nga coronavirus, me shumë duele “big” të shtyra, mund të sjellë një përballje të tretë mes britanikut dhe meksikanit.

Ruiz fitoi në qershor të vitit të kaluar duelin e parë me Joshua, me “Ko teknik”, duke u shpallur kampion bote në peshën e rëndë.

Ndërsa britaniku u hakmorr në sfidën e dytë, në dhjetor, ku fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve dhe rimori titujt kampionë.

“Mendoj se një duel i tretë është i mundur, madje kjo sfidë mund të zhvillohet sërish në Amerikë, në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut. Në fakt, Joshua e kërkojnë edhe në Arabi, si herën e fundit. Një përballje mes tyre ka ngjallur shumë interes, ndaj gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen”, tha Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat