Tronditet bota, ish kampioni i Evropës vdes shkaku i koronavirusit

Boksi

Tronditet bota, ish kampioni i Evropës vdes shkaku i koronavirusit

Më: 31 mars 2020 Në ora: 14:11
Tronditet bota, ish kampioni i Evropës vdes shkaku i koronavirusit

Një ish-kampion evropian i boksit, Angelo Rottoli, nuk ka mundur të përballojë sëmundjen e koronavirusit.

Ai vdiq në Bergamo të Italisë, në moshën 61-vjeçare.

Sipas TuttoSport, Rottoli ndërroi jetë në spitalin Ponte San Pietr, derisa dy javë më parë nëna e tij dhe vëllai vdiqën për të njëjtën arsye.

Ai ishte dy herë kampion me Italinë, ndërsa në vitin 1987 u bë kampion i Evropës në kategorinë gjysmëtëlehtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat