Demolli qet flakë për goje, ankohet për karantinë!

Boksi

Demolli qet flakë për goje, ankohet për karantinë!

Nga: K. G. Më: 1 prill 2020 Në ora: 12:58
Demolli qet flakë për goje, ankohet për karantinë!

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, qet flakë për goje, as në kokën e tij nuk mund ta imagjinojë çfarë po i ndodhë atij. 

Kombëtarja e Kosovës në boks, prej kthimit nga Londra nga 18 marsi është e vendosur në karantinë në konviktin e qendrës së studentëve.

Sot me 1 prill është dita e 15 e kombëtares së boksit në karantinë dhe ende askush nuk ka ardhur më kontaktuar me ne.
Ne qysh nga hyrja në karantinë kemi kërkuar që para daljes të na bëhet testi që të jemi të sigurtë kur të kthehemi në familjet tona. Siç është bërë e ditur nga pjesëmarrësit e shteteve në garat kualifikuese në Londër, sportistët e Turqisë 3 boksierë e dy trajner janë dalë pozitiv, po ashtu nga Kroacia 1 boksier dhe 1 trajner. Ne kontakt me KOK dhe MKRS na është thënë se Ministria e Shëndetësisë ka premtuar se testi ekipit të boksierëve do ti bëhet në ditën e 14-të, ditën e fundit dhe në ditën e 15-të do të largohen nga karantina por kjo nuk ndodhi.
Dje kemi kontaktuar me KOK dhe MKRS që ti drejtohen Ministrisë së Shendetësisë që është përgjegjëse dhe të na informojnë se çka po ndodh me ne, dhe nga KOK dhe MKRS na kane lajmëruar se testi ekipit të kombëtares do ti bëhet me 2 prill dhe pastaj do të lirohen nëpër shtëpia.

Por unë personalisht si përgjesgjes i ekipi të kombëtares kërkoj dhe lus Institucionet kompetente e besoj që është Ministria e Shëndetësisë që sot në ditën e 15 të karantinës të vijë e të na bëj testin sportistëve e ti liroj që të shkojnë pranë familjeve, ku disa prej tyre ka muaj qe nuk janë në gjirin familjar.

Ndoshta për shkak të mungesës se testeve për analiza dhe këto teste kanë koston e vet dhe nuk ka ndoshta të mjaftueshme unë personalisht nuk do te kërkoj të me bëjnë testin së ndihem shumë mirë po kërkoj që ekipit tim ti bëhet testi që të jenë të sigurtë dhe pas kësaj pandemie boksierët do të vazhdojnë garat kualifikuese dhe dëshirojmë që të jenë të sigurtë me shëndetin e tyre.
Karantina sipas rregullave në tërë globin është 14 dite karantinë e jo 16 ditë”, reagon Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat