Lata për 40 minuta pi një litër raki rrushi, dehet e thyen me derë e me dritare

Boksi

Lata për 40 minuta pi një litër raki rrushi, dehet e thyen me derë e me dritare

Nga: Kemajl Goca Më: 1 prill 2020 Në ora: 13:40
Lata për 40 minuta pi një litër raki rrushi, dehet e thyen me derë e me dritare

Sillu e mbështillu, mos reagimi normal i kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka qitur jashtë kontrolle Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës, dhe për një moment ai e ka pi një litër raki rrushi e për 40 minuta dhe i ka mjaftuar që të dehet deri në pikën ekstreme. Ai së pari u rru në të thatë, pastaj thyen me dyer e me dritare çka gjen para vetes në dhomë.

As Shefki Bogujevci as Besim Brahimi, askush nuk mund ta ndalte Latën, nga gjithë ajo dehje, u frymëzua edhe me muzikën kush ia nisi luftën më i pari! Kjo këngë e ka elektrizuar edhe më shumë Latën por fatmirësisht Besimi e Shefkiu e lidhin për kreveti Latën dhe evitojnë gjithë at ngjarje të rëndë.

Revolta e Latës nuk ishte vetëm me Besim Hasanin por edhe me Izet Gjinovcin, sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës, po ashtu edhe me Astrit Halitin, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës, që kur e thërrasin folin vetëm nga dy minuta!

Aty Lata bërtiti se veç më të sëmurin folët dy minuta e me të shëndoshin një orë. Nervoza tjetër e kapi edhe me Nazmi Paçaradën që rrallë pi çon mesazhe, ndërsa Mehmet Bogujevci me Agim Tahitrajn e thërrasin shumë rrallë. 

Krejt këto iu grumbulluan dhe gati e kalli dhomën, dëmi është aq i madh sa vështirë edhe të riparohet. Rakinë e rrushin dyshohet që ia kanë dërguar Aziz Salihu dhe Reshat Salihu. 1 prilli, aprilili, aprililii! Kjo lejohet pasi është sot edhe dita e rrenave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat