Boksierët e Kosovës bëjnë testin lidhje ne virusin korona

Boksi

Boksierët e Kosovës bëjnë testin lidhje ne virusin korona

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2020 Në ora: 13:12
Latif Demolli

Selektorët e kombëtares së Kosovës, ai meshkujve Shefki Bogujevci dhe ai I femrave, Besim Brahimi, me zëdhënësin e FBOXK-së dhe gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demolli, boksierët Shpejtim Bajoku, Patriot Behrami, Besart Pireva dhe Donjeta Sadiku, bëjnë testin e fundit në lidhje me virusin korona.

Boksierët dhe selektorët tash e 16 ditë po qëndrojnë në karantinë në konviktin e studentëve pas kthimit nga Londra, ku morën pjesë në kualifikueset e evropianit për Lojërat Olimpike.
oksierët nga Londra u kthyen duke iu falënderuar edhe aeroplanit privat të biznesmenit Behgjet Pacolli.

Image

Shefki Bogujevci

“Testi i fundit sot dhe po shkojmë në shtëpi”, ka shkruar Demolli në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat