Kombëtarja e Kosovës, të gjithë negativ

Boksi

Kombëtarja e Kosovës, të gjithë negativ

Më: 2 prill 2020 Në ora: 21:20
Kombëtarja e Kosovës

Ekipi Olimpik i boksit rezulton sërish negativ në testin Covid 19.

Ekipi Olimpik i boksit ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë të bërë sot për pandeminë e koronavirusit Covid 19.

Lajmin për KOK-un, e ka konfirmuar zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli.

Ekipi i boksit prej 18 marsit ndodhet në karantinë 14 ditëshe në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Strehimi këtu u bë me vendim të Qeverisë së Kosovës, pasi ekipi i boksit kthehej nga Londra e Britanisë së Madhe, ku mori pjesë në turneun evropian kualifikues për Lojërat Olimpike Tokio 2020. Me t'u kthyer në Prishtinë, kishin bërë testin e parë.

Ekspedita prej katër boksierëve, dy trajnerëve dhe një zyrtari, pritet që sonte ose më së largu nesër t'iu bashkohen familjeve të tyre.

KOK falënderon Ministrinë e Shëndetësisë, mjekët dhe gjithë ata që u përkujdesën për ekipin e boksit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat