Demolli gjithmonë pozitiv, hera e parë që doli negativ!

Boksi

Demolli gjithmonë pozitiv, hera e parë që doli negativ!

Nga: K. Goca Më: 2 prill 2020 Në ora: 21:36
Demolli gjithmonë pozitiv, hera e parë që doli negativ!

Gjithmonë pozitiv, pozitiv, pozitiv, hera e parë që doli negativ dhe thuajse e ka rrokur edhe festën apo vallen në konviktin e studentëve në Prishtinë, Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.

Ai gjithmonë ka qenë pozitiv me rezultate sportive dhe jo për kontrolle sikurse iu bë sot nga instituti kombëtarë i shëndetësisë.

Demolli ndihet fortë mirë me rezultatin negativ dhe të boksierëve. Ai habitet me vete duke thënë, gjithmonë jam dal pozitiv, që erdh koha me dal negativ e mu gëzu.

“Të më thoshin para do viteve se je negativ, fort isha hidhëruar e sot jam gëzuar që nuk dola pozitiv. Para gjysmë ore me njoftoi Institutit Kombëtar i Shendetësisë së ekipi i Kombëtares së Kosovës në boks, prej 7 vetave në testin që ju ka bërë sot për Covid -19, i gjithë ekipi kanë dalë negativ”, tha Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat